Më shumë se 10 mijë persona që banojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë lejeqëndrimi në Kanada në vitin 2019, ndërsa në vitin 2015 ishin vetëm 600.
Vitin e fundit në Internet ka pasur shumë kërkesa për mënyrat e transferimit.
Avokatja eksperte për emigracionin Shantal Deslogs u shpreh se që kur është zgjedhur Donald Trump president, kërkesat janë shumëfishuar.
Të frikësuar nga përhapja e koronavirusit dhe protestat e dhunshme që kanë përfshirë vendin, pro dhe të zhgënjyer nga Donald Trump, shumë qytetarë amerikanë i drejtohen Google për të kuptuar se si të transferohen në Kanada.
Kjo konfirmohet nga analizimi i të dhënave të Google Trends, seksioni që tregon fjalët kyc më të kërkuara.
Gjatë dhe pas debatit të parë mes Trump dhe Bajden ka pasur një kulm në rritjen e numrit të kërkesave dhe fjala kyçe më e përdorur ishte “të shkoj në Kanada”.
Përdoruesit e internetit kërkonin informacione mbi mënyrën se si mund të lëviznin në veri të kufirit. Një tendencë në rritje të vazhdueshme që kur Donald Trump është zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë. Madje fjalë si “Mund të shkoj në Kanada tani” “si të shkoj në Kanada” dhe “nënshtetësi kanadeze” kanë arritur një rekord të ri.
Afërsia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, avantazhet për shkak të gjuhës së njëjtë dhe kultura e ngjashme, tundojnë gjithnjë e më shumë qytetarë, të zhgënjyer nga kushtet e jetesës në vend, por dhe nga frika e një fitoreje të mundshme të Trump.
Dhe pse nuk mund të thuhet me siguri se në bazë të transferimeve të jetë Trump, fakti që kërkesat kanë pësuar një rritje të menjëhershme që pas zgjedhjes së tij si president, hipoteza mbetet
Por dhe efikasiteti i sistemit shëndetësor në Kanada, ndryshe nga ai amerikan, prej kohësh tundon amerikanët që të largohen.
Sot mund të thuhet se “Ëndrra amerikane” udhëton drejt Kanadasë./abcnews.al