Amerika zhbllokon miliona eurove për Kosovën, Thaçi falënderon Grenellin për mbështetjen në dialog

schedule08:13 - 7 Qershor, 2020

schedule 08:13 - 7 Qershor, 2020

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MÇ), ka mirëpritur shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe njofton për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një reagimi të postuar në rrjetet sociale ka përmendur edhe emisarin special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

Atë e ka falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen në procesin e dialogut si dhe agjendën për zhvillimin ekonomik.

Një vendim i mirëpritur të shtunën nga MÇ për zhbllokimin e investimeve në Kosovë përmes programeve multimilionëshe në energji dhe qeverisje të mirë. Faleminderit Richard Grenell për mbështetjen në dialog por edhe për agjendën për zhvillim ekonomik”,  shkruan presidenti./abcnews.al