Amerika: S’kemi asnjë provë se ushtria Bjelloruse ka hyrë në Ukrainë

schedule22:13 - 11 Mars, 2022

schedule 22:13 - 11 Mars, 2022

SHBA ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve ukrainas, të cilët pretendojnë se ushtria bjelloruse mund t’i bashkohet luftës sonte në krah të Rusisë.

Në lidhje me këtë SHBA-të thonë se nuk kanë parë asnjë provë që trupat nga Bjellorusia – e cila është një aleat i ngushtë i Rusisë janë dislokuar në Ukrainë.

Lexo edhe: “Bjellorusia do të na sulmojë ushtarakisht”, reagon Minsku pas alarmit të Ukrainës

Ndërkohë Ukraina ka thënë se ka frikë se Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus në orët e ardhshme. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Bjellorusisë, Belta, Bjellorusia dhe Rusia ranë dakord që Moska të furnizonte së shpejti aleatin e saj me pajisjet ushtarake moderne.

Zëdhënësi i Pentagonit të SHBA-së, John Kirby tha: “Ne nuk kemi parë asnjë indikacion që trupat ose forcat bjelloruse kanë shkuar brenda Ukrainës.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!