Nga Aldo Kozarja
Sipas një studim të bërë nga Universiteti I Oksfordit numri i shqiptarëve që jetojnë në SHBA i kalon 220 mijë. Numri më i madh i popullsisë me origjinë shqiptarë është në qytetin New York-u, më pas Michigan-i i Floridës por dhe në shtete të tjera.
Emigrantët në shtetin e Floridas janë shumë të lidhur me njëri tjetrin. Takohen fundjavave dhe gjatë festave.
Çifti i bashkëshortëve Kraja me profesion mjekë, që jetojnë në qytetin Clearëater ka hapur dyert e shtëpisë. Në këtë banesë të ngrohtë ata shtruan një tryezë për miq shqiptarë.
“Erdhi dhe gruaja e fundit e imja kjo është Nikoloja dhe Marilu”.
Surpriza e mbrëmjes ishte Frederik Ndoci me bashkëshorten Ritën dhe dy fëmijët e tyre.
Pas një darkë të këndshme me shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh në SHBA. Të zotët e shtëpisë jetojnë Ardi dhe Tana Kraja prindër të dy fëmijëve tregojnë se pas shumë përpjekjesh arritën që dhe në SHBA të punojnë si mjekë.
“Ishin sakrifica të mëdha në fillim për të dy. Njëri duhet të punonte tjetri të shkollohej. Nuk ishte e lehtë për ne. Unë nisa si vullnetare në një spital për 6 muaj edhe për të thyeja edhe gjuhën por dhe për tu njohur me spitalin. Aty gjeta dhe punën e vazhdoj të punoj dhe sot. Jam e lumtur që përkraha familjen e burrin. Ndjehem krenare për atë që kemi arritur” shprehet Tana Kraja.
“Si gjithë shqiptarët e tjerë jeta nisi shumë e vështirë nisëm punë të ndryshme. Falë suportit të familjes, fillova të lexoj e për provimeve dhe pas shumë përpjekjesh pas 14 vjetësh më në fund u bëra mjek. Kam 3 vjet që kam nisur punë si mjek familje dhe jam shumë i gëzuar”, thotë Ardi Kraja.
Këngëtari Frederik Ndoci mes batutave tipike shkodrane thotë se ka mall për Shqipërinë pasi që kur u përhap Covid nuk e ka e ka vizituar. Ndërsa për qeverinë ka kritika.
“Shqipëria është Shqipëri është e bukur kur e shohin në hartë, na vret kur e shohim në lajme abc ne s’kemi ç’të bëjmë se aty ishim se s’mundëm të bëjmë asgjë. Çdo popull meriton atë qeveri që ka! S’ja uroj popullit qeverinë që ka, po s’ja hapim dot sytë me zor. Në Shkodër kemi varrezat familjare, kam e unë varrin tim, por kam vetëm datën e lindjes. Se di kur do të kthehem se s’kam bërë vaksinë se aty në Shqipëri nuk lejohet pa vaksinë. E s’kam për ti bërë. Ishallah rojën ata që kanë bërë vaksinë 300 vjet. Do e bëj kur të dalë origjinalja se tani këto janë eksperimentale. Është me fat njeriu që është në Amerikë po dy herë me fat kur është në Clearëater. Thuhet se këtu është një ndër 10 plazhet më të bukur në botë, themi faleminderit Zot që na ke prurë këtu”, shprehet Frederik Ndoci.
“Së bashku kemi kaluar shumë sfida dhe vështirësi. Faleminderit zotit për sprovat dhe forcën që na dha ne për të ardhmen e fëmijëve”, shprehet Rita Ndoci, bashkëshortja e Frederikut
Frederik Ndoci ka një mesazh për shqiptarët.
“S’po them mos shihni vetëm lajme, por shihni dhe realitetin jetën e vështirë në zonat rurale që janë keq për bukën e gojës në këto ditë festa të mendohet dhe ata. Të jesh filantrop në një shtet si Shqipëria dhe Kosova është abc-ja e cdo gjëje. Bamirësia është një gjë e madhe të heqësh nga goja për dikë që s’ka. Ndaj themi që muaji i festave është muaj i madh”.
Atmosferën e ndezi djali i këngëtarit që duket qartë që ka trashëguar genet e të atit.
Në Clearëater takuan dhe Arjan Kushtën sipërmarrësi në fushën e ndërtimit.
“Janë 26 vjet në Amerikë, kemi 18 vjet në Florida. Na duket si shtëpia jonë Amerika. Kam një biznes dhe shkoj shpesh në Shqipëri dhe mallin e kam shuar. Jemi popull që mbijetojmë, vijmë nga mbijetesa ndaj u integruam dhe këtu. E nusja punon në një biznes”, tregon Arjan Kushta, ndërtues.
Mbrëmjen e kaluam në një tjetër qytet të Floridas, në Naples. Në një prej lokaleve të këtij qyteti këndon Frederik Ndoci.
Një tjetër çifti bashkëshortësh, Genti dhe Alma Kraja organziuan një darkë së bashku me skuadrën e tyre. Ata janë biznesmenë në sektorin e riparimit të çative. Ata organizuan festën në Hollywood të Floridas ku kishin të ftuar shumë miq, bashkëpunëtorë shqiptarë dhe amerikanë.
“Kur e feston larg vendit s’është mënyra më e mirë, por u bënë 20 vjet këtu. Amerika na është bërë si mëmëdhe I dytë. Na ka krijuar kushte. Që biznesi të rritej duhet të kishim bashkëpunim dhe me amerikanët se kanë mendjen për biznes. Me ta mëson rregullat dhe kulturën që kanë për biznesin. Janë të talentuar për këtë punë. S’kanë problem nga je. Ndryshe nga Greqia se aty kam qënë refugjat, aty ka pas trajtim tjetër. Refugjatët gjejnë veten menjëherë këtu. Jam krenar për shqiptarët se gati 70% kanë krijuar bizneset e tyre qoftë të mëdha, qoftë të vogla”, shprehet Gentian Kraja.
“E ndjejmë mungesën e vendit po jemi me fat se e këtu kemi një pjesë të shoqërisë dhe një pjesë të familjes që na bëjnë të ndihemi mirë si në shtëpi edhe këtu. Kjo është shtëpija jonë larg shtëpisë! Është një mbrëmje që ftuam bashkëpunëtorët tanë që punojnë me ne gjatë gjithë vitin. Ti falenderojmë për bashkëpunimin me ne”, thotë Alma Kraja, biznesmene.
Ediola Zyba, ekonomiste është punësuar në sipërmarrjen e Gentit dhe Almës.
“Familja, shoqëria, atdheu gjithmonë do më mungojnë. Kur merr vendimin të ikësh diku tjetër përpiqesh të krijosh një familje diku tjetër. Mblidhemi me miqtë dhe deri diku atë boshllëk e mbushim”, tregon ajo.
Mes të ftuarve ishte dhe bankieri Luis Royer. Edhe menaxheri Bob Wolan dha përshtypjet e tij për marrëdhëniet e punës me shqiptarë.
“Me çiftin shqiptar u njohëm 3 vjet më parë përmes një kontraktori tjetër që punonim bashkë. U takuam dy tre herë dhe vendosëm të bashkëpunojmë. Nuk kam e pasur privilegjin të punoja me shqiptarë me pare. Genti dhe Alma janë shqiptarët e parë që kemi marrëdhënie pune. Janë të zotët dhe kanë shumë eksperience. E dinë çfarë duan dhe e dinë çfarë duhet të bëjnë. Është kënaqësi të punosh me ta. Janë të vetmit shqiptarë që njoh, që duan të bëjnë një punë sa më të mirë dhe të sigurojnë jetesën. GËZUAR FESTAT!”.
“Kam një vit e gjysmë që punoj me shqiptarë. Kemi shumë bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë shpirtin e konkurrencës, janë cilësorë në punë. Janë dhe shumë miqësorë. Edhe pse punojmë shumë gjejmë kohë të ndajmë dhe argëtimin, dëgjojmë muzikë, luajmë futboll. GEZUAR FESTËN!”.
Krishtlindjet në SHBA nuk festohen vetëm në 25 dhjetor, por festat nisin një javë para. Mbrëmjen e fundit e kaluam në një shtëpi tipike amerikane. I zoti i shtëpisë Rajan i martuar me shqiptaren, Ina na mikpritën.
Ashtu siç e do zakonin, pas një darke me biseda të gëzuar u shkëmbyen dhe dhurata.
Gëzuar festat Shqipëri!