Amerika e pasigurt: S’konfirmojmë dot pretendimin e Rusisë për përdorimin e raketave hipersonike

schedule16:58 - 21 Mars, 2022

schedule 16:58 - 21 Mars, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se nuk mund të konfirmojnë ose të hedhin poshtë në mënyrë te pavarur pretendimin se Rusia ka përdorur raketa hipersonike kundër Ukrainës.

Amerika thekson se përdorimi i një arme të tillë nuk është praktik dhe se ka pak prespektivë ushtarake.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha:

“Mund të ndodhë që ata të përpiqen t’i dërgojnë një mesazh Perëndimit.”

Rusia tha të shtunën se se ka përdorur raketa hipersonike Kinzhal (Dagger) për të shkatërruar një depo të madhe armësh në rajonin perëndimor të Ukrainës Ivano-Frankivsk.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax tha se ishte hera e parë që Rusia vendosi sistemin Kinzhal që kur dërgoi trupat e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Moska krenohet me armatimin e saj të avancuar, me Presidentin Vladimir Putin që tha në dhjetorin e vitit të kaluar se Rusia është lider global në raketat hipersonike, shpejtësia, manovrimi dhe lartësia e të cilave e bëjnë të vështirë gjurmimin dhe kapjen e tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!