Kina është përpjekur që të mbulojë pasojat e vërteta të koronavirusit në vend. Këto janë akuzat e bëra nga zyrtarët amerikanë për vendin aziatik. Kina po akuzohet është duke gënjyer rreth numrit të qyetarëve që janë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se një raport i klasifikuar i Shtëpisë së Bardhë për këtë çështje ka dalë në përfundimin se shifrat zyrtare të Kinës janë false. Autoritetet kineze thonë se bilanci i viktimave në epiqendrën e epidemisë, Wuhan ishte mbi 3,000, por në fakt vendasit thonë se numri i vërtetë është rreth 42,000 persona të vdekur.
Teksa shtëourë funerale nxjerrin me mijëra trupa çdo ditë rreth qytetit, numri i personave që po dyshojnë rreth shifrave zyrtare të Pekinit po rritet gjithnjë e më shumë.
Zyrtarët amerikanë, që nuk kanë dashur ta zbulojnë identitetin, thonë se burimet e inteligjencës besojnë se raportimi i Kinës për epideminë ka qenë “qëllimisht jo i plotë”, raporton Bloomberg. /abcnews.al/