Ambientimi në Angli i vështirë, Cavanin e ndihmon restoranti i Guardiolës

schedule23:39 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 23:39 - 12 Dhjetor, 2020

Edinson Cavani pas disa vitesh në Francë te PSG vendosi të transferohet në Angli te Manchester City. Uruguaiani është ambientuar mirë në fushë, por nuk mjafton me kaq sepse jeta në Angli ndryshon shumë.

 

Klima dhe ushqimi janë të kundërt me Farncën, por nëse për të parën nuk ka zgjidhje, për ushqimin Cavanit i vjen në ndihmë një “armik”. Mediet angleze, të vëmendshme në detaje, zbulojnë se Cavani ka gjetur veten në ushqimet e restorantit të Pep Guardiolas, trajnerit të Manchester Cityt.

Që në mbërritje mësohet se Cavani ka shpenzuar rreth 2 mijë paundë me pije dhe ushqime në restorantin “Tast Catala”, i përqendruar në gatimin e ushqimeve spanjolle. Cavani ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshjet e tij të para në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!