Gati dy muaj pasi gjyqit të famshëm, Johnny Depp dhe Amber Heard vijojnë ende në qendër të vëmendjes. Kjo e fundit ka zbuluar detaje të tjera nga martesa e saj që përfundoi disa vite më parë. Siç pretendojnë avokatët e Amber Heard, Depp vuan nga mosfunksionimi erektil.
Ekipi ligjor i aktores së famshme argumentoi në një dosje të dorëzuar në gjykatë në muajin mars, e cila është siguruar nga Page Six, se gjendja mjekësore e Depp kontribuoi në sjelljen e tij të dyshuar të dhunshme ndaj ish bashkëshortes së tij, Heard.
“Megjithëse Depp nuk do të zbulonte gjendjen e tij të mosfunksionimit erektil, një gjendje e tillë është absolutisht e rëndësishme për dhunën seksuale, duke përfshirë zemërimin e Depp dhe përdorimin e një shisheje për të përdhunuar Heard “, thuhet në dokument.
Depp ka mohuar vazhdimisht akuzat e Heard për përdhunim dhe dhunë fizike.
/abcnews.al