Amber Heard “braktiset” nga miqtë, refuzojnë ta ndihmojnë financiarisht

schedule18:53 - 6 Shtator, 2022

schedule 18:53 - 6 Shtator, 2022

Amber Heard po përballet me shumë probleme pas humbjes së gjyqit me Johnny Depp. Fama, karriera dhe financat filluan të merrnin një kthesë në rënie edhe para se juria të shpallte të pafajshëm ish-burrin e saj. Heard humbi rolin në “Aquaman”, por më e rëndësishmja, humbi mbështetjen e atyre që ishin afër saj.

36-vjeçarja duhet të paguajë gati 10 milionë dollarë për Depp, por siç raportohet përmes përfaqësuesve të saj, ajo nuk është në gjendje t’i shlyejë. Sipas mediave të huaja, Heard iu drejtua miqve dhe njerëzve të tjerë pranë saj për ndihmë financiare, por askush nuk e ka ndihmuar.

dëgjuar_kryesore

Deri më tani nuk dihet se nga kush ka kërkuar ndihmë, por mediat e huaja bëjnë disa referenca për miqtë e saj më të afërt të njohur. Pak ditë më parë, Geo News publikoi një raport se miqtë e vjetër si Kristen Stewart, Cara Delevingne dhe Margot Robbie e kanë “mënjanuar”.

“Amber ka kontaktuar me miqtë e vjetër si Kristen Steëart, Cara Delevingne dhe Margot Robbie, duke shpresuar se ata të paktën do ta ndihmojnë atë me një vend për të qëndruar, ” tha një burim për median. “Ata e përçmojnë dhe në shumë raste nuk flasin me të dhe e lënë të shkojë”. /abcnews.al