Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e saj prezantues para selisë diplomatike amerikane.
Ambasadorja u shpreh se SHBA do të jetë gjithnjë në mbështetje të Shqipërisë. Po ashtu Kim shprehu kënaqësinë për të punuar me udhëheqësit e Shqipërisë.
Ndërkaq, në fund, ambasadorja e mbylli fjalën e saj me një mesazh në gjuhën shqipe. “Ne jemi ende me ju, krah për krah”, tha ajo.
Pjesë nga fjalimi i ambasadores:
Jam shumë e nderuar që ndodhem këtu përpara ndërtesës së ambasadës së SHBA. Kjo ndërtesë e bukur qëndron si testament për forcën e qëndrueshme të marrëdhënive amerikano-shqiptare. Miqësia jonë i ka rrënjët e thella. 100 vjet më parë Presidenti Willson ngriti zërin për Shqipërinë, kur askuh nuk e bëri.
Presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur. Ai priti një përfaqësues shqiptar në New York dhe hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Lidhjen e Kombeve. Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveritë tona morën rrugë të ndryshme. Por popujt tanë ishin akoma të lidhur. Ne flisnin me njëri-tjetrin përmes Zërit të Amerikës.
Është një moment për të cilin duhet të ndjehemi krenar dhe me të drejtë. Kemi qendruar krah jush që atëherë duke mbështetur hyrjen tuaj në BE. Sot ne qendrojmë me ju jo vetëm në mështetjen e lirisë, por edhe të së ardhmes së Shqiprisë. E dimë se ka punë të vështira përpara, por e dimë që puna e vështirë është më e lehtë kur ke miq dhe aleatë.
SHBA është e përkushtuar që ta ndihmojnë Shqipërinë të forcojë kandidaturën e saj për në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri dhe drejtësi. Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë, ndërsa ata marrin hapa të vështirë por edhe të nevojshëm.
Jam besimplotë që teksa drejtësia të hedhë rrënjë, më shumë investitorë do të ketë në Shqipëri. SHBA e vlerëson Shqipërinë si një aleate dhe mike.
Unë ju përshëndes në këtë ditë, pavarësisht shiut dua t’ju them: Ne jemi ende me ju krah për krah.
/abcnews.al