Ambasadorja greke në Tiranë: Jemi në proces të heqjes së paragjykimeve

schedule21:51 - 19 Mars, 2018

schedule 21:51 - 19 Mars, 2018

Optimiste për ecurinë e negociatave Shqipëri-Greqi është shprehur edhe ambasadorja e shtetit Helen në Tiranë. Në pritjen zyrtare të festës kombëtare të Greqisë, ambasadorja Eleni Surani ka thënë se paragjykimet e pabaza mes dy vendeve do marrin fund, duke sjellë lulëzim të marrëdhënies mes Shqipërisë e Greqisë.

Greqia ka festë.

Atmosferës greke iu bashkua edhe presidenti I Republikës IlIR Meta I cili pak minuta para se bëhej pjesë e festimeve kishte  firmosur autorizimin për lëshimin e plotfuqisë për nisjen e negociatave për marrëveshjen e re të kufirit detar me Greqinë.

Vetë ambasadorja e shtetit grek në vendin tonë u shpreh optimiste për realizimin me sukses të procesit.

“Dy qeveritë tona aktualisht janë në process të cuarjes së marrëdhënieve në një nivel më të lartë, duke iu drejtuar cështjeve në pritje dhe duke hequr kështu streotipat dhe paragjykimet e pabaza të cilat nuk i lënë potencialet e pashfrytëzuara të marrëdhënieve tona të lulëzojnë. Unë jam e bindur se me angazhimin e fortë dhe vullnetin politik të të dy vendeve dhe udhëheqjen e tyre përkatëse, ne mund të arrijmë rezultatin e suksesshëm të procesit”.

Dëshira për fqinjësi të mirë ka cuar në trokitjen e gotave mes politikanëve por edhe ambasadorëve të, personaliteteve të fushave të ndryshme që u mblodhën për të festuar ditën kombëtare të Greqisë. /abcnews.al