Ambasadorja amerikane në OKB tha ditën e premte se forcat ruse po i afrohen objektit të dytë më të madh bërthamor të Ukrainës

schedule02:30 - 5 Mars, 2022

schedule 02:30 - 5 Mars, 2022

Forcat ruse po i afrohen objektit të dytë më të madh bërthamor të Ukrainës, tha të premten në OKB ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield raporton “CNN”.

“Forcat ruse janë tani 20 milje larg objekti të dytë më të madh bërthamor të Ukrainës dhe po afrohen,” tha ajo pa përmendur emrin e centralit.

Sipas Energoatom, organi mbikëqyrës i termocentraleve bërthamore të Ukrainës, objekti i dytë më i madh bërthamor i Ukrainës, për sa i përket kapacitetit të prodhimit të energjisë është termocentrali bërthamor Yuzhnoukrainsk në rajonin e Mykolaiv, në Ukrainën jugore.

“Presidenti Putin duhet të ndalojë këtë katastrofë humanitare duke i dhënë fund kësaj lufte dhe duke i ndalur këto sulme të pandërgjegjshme kundër popullit të Ukrainës,” shtoi ambasadorja.

Thomas-Greenfield tha se rreziku i afërt vazhdon pasi një katastrofë u “shmang ngushtë” mbrëmë, duke i’u referuar zjarrit që shpërtheu në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të premten herët me orën lokale në Ukrainë, si rezultat i forcave ruse që bombarduan objektin.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë unanim duke kërkuar që forcat ruse të ndalojnë sulmin e tyre të rrezikshëm. Dhe siç e kam thënë më parë, populli i Ukrainës është duke u mbështetur tek ne dhe ne nuk duhet t’i lëmë ata të zhgënjehen,” tha ajo.

Më herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për “terror bërthamor” pasi trupat ruse sulmuan termocentralin bërthamor në Ukrainën jugore. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!