Ambasadorit britanik në Kosovë: Gjatë 2019 janë shtuar rastet e korrupsionit

schedule17:35 - 18 Mars, 2019

schedule 17:35 - 18 Mars, 2019

Nepotizmi dhe korrupsioni konsiderohen dy problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova. Ambasadori britanik në Kosovë deklaroi se punësimet politike janë më të theksuara gjatë këtij viti.

Kunata e kryeministrit Ramush Haradinaj është emëruar zv. drejtoreshë e financave në Telekomin e Kosovës.

Djemtë dhe nuset e deputetëve e ministrave të AAK-së, miqtë e deputetëve të PDK-së e familjarë të tjerë të anëtarëve të Nismas janë vetëm disa nga aferat e punësimeve partiake në Telekom, kompani kjo në prag të falimentimit të publikuara ditëve të fundit në mediat në Kosovë.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy problem më serioze me të cilat përballet Kosova.

Ruairi O’Connell: “Një qasje e tillë po shkatërron institucionet siç po shohim me Postën. Ne nuk kemi heqë dorë nga Kosova sepse besojmë në qytetari aktive e cila do kërkojë llogari te të përzgjedhurit e saj. Besojmë se vetëm me profesionalizëm do përmirësohet qeverisja e saj”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që është edhe kryetar i PDK-së ka thënë se politika ka humbur besimin e qytetarëve dhe si rrjedhojë e kësaj qytetarët po largohen nga vendi.

Kadri Veseli: “Situatën nuk e kemi shumë mirë tek emërimet e zyrtarëve për vetë faktin se nuk kemi besim të qytetarëve dhe si rrjedhojë po kemi dhe largim të qytetarëve jashtë vendit”.

Ramush Haradinaj: “Përmes një partneri implementues britanik na ka ndihmuar në kthimin e besimit, por edhe rekrutimit duke ndalur nepotizmin. Duhet ta pranojmë se kemi edhe lëshim edhe dëme me të cilat duhet të përballemi”.

Para një vit e gjysmë Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.

Ditë më pare ambasadat britanike amerikane dhe ajo gjermane reaguan për vendimin e Kuvendit për të zgjedhur Naser Shalën, drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!