Ambasadori Soreca takon Ruçin: Kompromis për reformën zgjedhore

schedule15:47 - 12 Tetor, 2018

schedule 15:47 - 12 Tetor, 2018

Tetë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Shqipërinë. Kështu është shprehur ambasadori i ri i misionit të Bashkimit Evropian  në Tiranë, Luigi Soreca gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Për të arritur objektivin që Shqipëria të jetë në Bashkimin Evropian, duhen rezultate konkrete- tha ambasadori Soreca i cili vecoi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vetting-u po funksionon, por është shumë e rëndësishme të krijohen organet e reja të sistemit dhe për këtë duhen shtuar përpjekjet. –nënvizoi ambasadori i BE. Përsa i përket reformës zgjedhore, duhet që partitë të mbështesin më shumë Komisionin e reformës dhe të arrijnë një kompromis në të mirë të vendit- është shprehur ambasadori i misionit të Bashkimit Evropian  në Tiranë, Luigi Soreca. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!