Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri, të zhvilluar këtë të hënë në Bruksel.
Soreca përmes një postimi në Twitter shprehet se BE është krenare që njofton se Donatorët grumbulluan së bashku 1.15 miliardë euro për Shqipërinë.
“ Sot në Bruksel bashkësia ndërkombëtare ka bashkuar forcat për të treguar solidaritetin e sai ndaj Shqipërisë. Vendet e Bashkimit Europian janë krenarë të njoftojnë se Donatorët të bërë bashkë kanë grumbullur (grante dhe kredi) 1 miliard e 150 milion euro për Shqipërinë. Të gjithë qëndrojmë pranë qytetarëve shqiptarë. Së bashku për Shqipërinë”, shkruan ambasadori i BE-së./abcnews.al