Ambasadori Lu troket në zyrën e Ramës, takim rreth 30 minuta

schedule13:37 - 15 Nëntor, 2017

schedule 13:37 - 15 Nëntor, 2017

Ambasadori amerikan, Donald Lu, zhvilloi një takim në selinë e Kryeministrisë me kreun e Qeverisë, Edi Rama. Takimi në fjalë zgjati rreth 30 minuta. Ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi temat e biseduara, mësohet se zhvillimet e fundit në vend kanë qenë pjesë e arsyeve që çuan diplomatin amerikan, të trokasë në derën e Kryeministrit Rama. Ky i fundit edhe sot foli për operacionin Forca e Ligjit, ku janë angazhuar edhe ekspertë të FBI-së amerikane, ndërsa vetë ambasadori Donald Lu ka kërkuar kapjen e peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar që veprojnë në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!