Ambasadori shqiptar në Turqi: S’ka asnjë shqiptar të prekur nga tërmeti, në gatishmëri për ndihmë

schedule14:28 - 6 Shkurt, 2023

schedule 14:28 - 6 Shkurt, 2023

ANKARA- Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo në lidhje “skype” me ABC News konfirmoi se deri tani nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga tërmeti shkatërrues, i cili la pas shumë të vdekur e të plagosur. Ai theksoi se Shqipëria ka nisur një grup ndihme të kërkim-shpëtimit drejt Turqisë dhe sipas tij janë 38 persona.

“Jemi interesuar për shtetas shqiptar që mund të ndodhen në atë zonë, por fatmirësisht nuk na rezulton që shtetas shqiptar të jenë prekur nga ky tërmet shkatërrues. Ne kemi qenë në lidhje të vazhdueshme, si me përfaqësues të shqiptareve, por edhe me autoritetet turke dhe fatmirësisht deri tani nuk na rezulton me shqiptar apo shtetas turk me origjinë shqiptarë që të jenë prekur nga tërmeti. Menjëherë vumë në dispozicion numrat e emergjencave. Ka pasur interesim për shtetas shqiptar dhe jemi në kontakt. Më kryesorja është vendimi i qeverisë për ndihmë për të mbështetur kërkim shpëtimin. 38 forcat të kërkim shpëtimit janë duke ardhur dhe ky është një reagim i shpejtë.”, tha ai.

Diplomati shqiptar garantoi se çdo ankesë të qytetarëve shqiptarë do ta trajtojnë me përparësi. Ai tha se numrat e emergjencës janë në dispozicion dhe çdokush mund të telefonojë për të adresuar shqetësimin e tyre.

“Me kemi linjat telefonike të hapura, në momentet e para  komunikimi ka qenë i limituar për shkak të dëmtimit të linjave ndërsa qeveria turke ka shtruar linjat e reja për të ndihmuar njerëzit. Ne jemi në gatishmëri për çdo mesazh dhe kërkesë që shtetasit tanë mund të kenë”, tha ai/ n.m abcnews.al