Ambasadori italian: I shqetësuar për moskompletimin e Gjykatës Kushtetuese

schedule19:50 - 5 Qershor, 2018

schedule 19:50 - 5 Qershor, 2018

Ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo, ka deklaruar nga Shkodra se reforma në drejtësi është një reformë e thellë dhe shqetësim për ambasadorin është mos kompletimi i Gjykatës Kushtetuese. I pyetur nga gazetarët për çështjen “Tahiri”, ai tha se në Katania është një proces, por që nuk ka lidhje me ish-ministrin Tahiri.

“Opozita dhe qeveria është normale të mos jenë dakord, por gjithsesi është e rëndësishme që të gjejnë të përbashktën e objektivit që na pret. Reforma në drejtësi është një reformë e thellë dhe duke qenë e tillë ka edhe probleme në fazën e saj fillestare. Ajo që më shqetëson është moskompletimi i Gjykates Kushtetuese, e cila është e paralizuar. Di që në Katania është një proces që po ecën përpara, që nuk është direkt për ish-ministrin Tahiri dhe di aq sa dini ju për çfarë është folur për këtë çështje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!