Ambasadori i ri SHBA të njëjtat prioritete me Yuri Kim, Nazarko: Nuk janë personale, tregon interes të lartë për vendin tonë

schedule18:13 - 31 Mars, 2023

schedule 18:13 - 31 Mars, 2023

 

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në një lidhje skype me studion e “Newsline”, foli edhe për ambasadorin e ri të SHBA që vjen në Shqipërinë, David Kostelancik i cili ka të njëjtat prioritete me Yuri Kim.

Nazarko tha se ardhja e tij nuk do të ketë sjellë asnjë ndryshim në lidhje me marrëdhënies mes vendeve dhe se prioritet nuk janë personale të Yuri Kim, por të SHBA për vendin tonë.

“Jo nuk besoj se do të ketë ndryshim, përkundrazi, po të shohësh profilin e tij është një profil i lartë që tregon se Shqipëria zë vend të rëndësishëm të diplomacinë amerikane.

Prioritetet e Yuri Kim nuk janë personale, por janë prioritet e SHBA për Shqipërinë dhe është një lajm i mirë që në fund të fundit SHBA vazhdojnë të mbajnë interes të lartë për kombin tonë”, u shpreh Nazarko.r.t/abcnews.al