Projektligji për barazinë gjinore, u kthye në kryefjalë të diskutimeve. Marta Kos ka reaguar pas sulmeve të kreut të PD Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato.
Në reagimin e saj Marta Kos thotë se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të @EUinAlbania. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”., shkruan Kos në platformën X.
Sipas opozitës ligji i ri është një tentative për cënimin e familjes ndërsa për mazhorancën ndryshimet e propozuar kanë në thelb vetëm barazinë mes burrit dhe gruas, dhe jo gjinisë.
Berisha në reagimin e tij shigjetoi kreun e delegacionit të BE-se në Tiranë, duke thënë: “I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016”.
/abcnews.al/

