Ambasadori i BE për pakicat në Shkodër: Mbështetja financiare nuk është e pafund

schedule15:31 - 18 Tetor, 2018

schedule 15:31 - 18 Tetor, 2018

Ambasadori i BE Luigi Sorega gjatë përurimit të një qendre komunitare multifunskionale në Shkodër tha se mbështetja financiare nuk është e pafundme. Ajo do të varet nga përgjegjësia që tregon qeveria.

Në daljen e tij publike në Shkodër, ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca fokusin e kishte ndaj shtresave të margjinalizuara dhe aspak te situata politike aktuale. Ai foli për komuniteti rom apo egjyptian që ende vuan për furnizim me energji elektrike dhe ujë, apo për gjetjen e një vendi pune.

Luigi Soreca, ambasador i BE-së: “Sigurisht që qeveria, autoritetet lokale kanë një rrugë të gjatë dhe hapa të tjerë për të ndërmarrë në përfshirjen dhe integrimin e romëve e egjiptianeve në Shqipëri. Eshtë një udhëtim i gjatë ky, jemi këtu në ketë qendër që të mbështesim këto të rinj, si pjesë e prioritetit të vendosur me qeverinë në kuadër të integrimit europian. I bëj thirrje qeverisë, që për çdo gjë të kërkojnë asistencën tonë. Është e drejtë të ngrini këto shqetësime, lidhur me mos aksesimin në këto shërbime, si për romët e egjyptianët, apo familjet e tjera që jetojnë në vështirësi. Ne vazhdojmë ti kërkojmë qeverisë dhe shoqërisë në tërësi, që të mbështesin grupet në nevojë. Mbështetja jonë është e kushtëzuar, nga progresi i prioriteteve që i janë vendosur qeverisë. Mbështetja financiare nuk është e pafund, do të varet nga niveli i përgjegjesisë që do të marrë qeveria juaj”.

Në përurimin e qendrës së re komunitare multifunksionale për familjen që do të oforojë shërbime për 1 mijë familje, përfshirë edhe romët dhe egjyptianët, ishin edhe kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi si dhe zv/ministrja Bardhylka Kospiri. Ndërtimi i qendrës multifunksionale u realizua në kuadër të projektit Fesre, që synon të promovojë zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre familjeve. Në Shkodër jetojnë 500 romë dhe 1100 egjyptian që përballen sot me një sërë sfidash si strehim, akses në shërbime sociale dhe arsim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!