Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeff Hovenier deklaroi se SHBA i dënon sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hovenier u shpreh se nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin dhe se solidarizohen me Izraelin.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme’, shkruan ai në platformën X.
The United States unequivocally condemns the appalling attacks by Hamas terrorists against Israel, including civilian communities. There is never any justification for terrorism. We stand in solidarity with Israel and extend our condolences for the Israeli lives lost in these…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 8, 2023