Ambasadori Hovenier: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

schedule12:03 - 11 Qershor, 2024

schedule 12:03 - 11 Qershor, 2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka ritheksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Gjithashtu shtoi se duhet një angazhim maksimal nga të dyja palët për të përballuar sfidat si edhe për të arritur dakordësinë e dialogut.

“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Europë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe, sidomos duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e mundshme që mund të pasojë”, tha Hovenier në një panel diskutimi në samitin “The Western Balkans 2024”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!