Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill e konsideron formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një test për autoritetet në Prishtinë.
Gjatë fjalës së tij në panelin “E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor” në Forumin e Biznesit në Kopaonik, Hill u shpreh se nuk duhet të jesh historian për të kuptuar se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë, shkruan Radio Televizioni Serb (RTS).
“Arsyeja e dytë është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për të ditur se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Është një test i autoriteteve në Prishtinë për të kuptuar se çfarë ka nevojë.
Të bëhet për të përmbushur standardet evropiane. Është e rëndësishme që qeveria në Beograd të ndihmojë serbët të jenë të suksesshëm si komunitet. Unë jam optimist se kjo mund të ndodhë,” theksoi ai.
Sipas Hill, duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e firmosura më parë dhe një ndër to është Asociacioni./abcnews.al

