Ambasadori Hill: Ky është momenti për të zgjidhur çështjen Kosovë-Serbi

schedule15:12 - 25 Maj, 2019

schedule 15:12 - 25 Maj, 2019

Në një intervistë për Deutche Welle, ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Hill u shpreh se ky është momenti i duhur që Europa të ndërhyjë për të zgjidhur çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, vendet europiane që nuk e kanë pranuar ende pavarësinë e Kosovës, kanë nga një problem të ngjashëm në territorin e tyre.

Ambasadori Kristopher R. Hill mendon se në çështjet midis Kosovës dhe Serbisë, ka ardhur moment i Europës. Në një intervistë për Deutsche Vele, Hill shprehet ndër të tjera se Kosova ka qenë një çështje historike me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës u morën më në fund në vitet 1998/99. Edhe pse dukej sikur ishte një problem që do të zgjidhej ditën tjetër, ai shton se nuk u kuptua historia që çonte tek problemi i Kosovës.

Ai theksoi se nëse flitet aktualisht me politikanët amerikanë, do të kuptohet se se janë duke u marrë me çështje si Korea e Veriut, Irani, Venezuela. Kosova nuk është në krye të çështjeve me të cilat merren.

Por, ambasadori Hill shprehet unë mendoj se Kosova mbetet një çështje që e bën Europën të mos jetë krejtësisht e lirë dhe në paqe. Prandaj është e domosdoshme të vazhdohet angazhimi për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët dhe për të siguruar. Që marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë të jenë të tilla, që tu lejojnë të dy vendeve që të ecin përpara.

Duke komentuar idenë e korrigjimit të kufijve Hill thotë se kur flitet për territore flitet gjithnjë për emocione të thella; po ashtu flitet për precedentë në zona të tjera. Sipas tij këmbimi i territoreve është një gjë që duhet bërë kur nuk ka zgjidhje tjetër. Por nëse këmbimi territorial është një gjë për të cilën bied dakord të gjitha palët, atëherë ai duhet të përfshijë Akordet e Helsinkit të vitit 1975, të OSBE, sigurisht që mund të bëhet një përzierje, shton ai.

Duke iu rikthyer rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në këtë cështje, Hil thekson se që nga janari 2017 administrata amerikane i ndjek çështjet europiane duke patur qasje të njanshme. Ai u shpreh i shqetësuar që administrata e Trump ia ka lejuar këtë vetes, dhe në këtë lloj njëanshmërie është bërë e parëndësishme në çështje, që është rëndësishme për SHBA.

I pyetur në cilësinë e të dërguarit special për Kosovën dhe për punën shumë vjeçare në Ballkan, se cili është mendimi i tij për Kosovën, Hil shprehet qartë. Administrata e Obamës humbi kohë kot. Tani, administrata e Trumpit jo vetëm që po humbet kohë, por është krejt e painteresuar për disa nga këto çështje. Sipas tij Kosova do bënte gjënë më të mirë për njerëzit e saj, nëse bashkëpunon në rajon, krijon marrëdhënie të mira me fqinjët dhe kualifikohet si vend për tu pranuar në BE.

Mua më vjen shumë keq që në vitin 2019, ka ende 5 vende europiane që nuk e njohin Kosovën. E di pse-në, sepse secili nga këto vende ka Kosovën e vet. Jo vetëm Spanja, por ka edhe vende të tjera që kanë situata të ngjashme me Kosovën. Unë nuk e kuptoj si ka ndodhur kjo. Unë do të doja të shihja një Kosovë që doli e pavarur, si shtet i pavarur sepse njerëzit e saj donin të ishin të pavarur, por një shtet i pavarur duhet të pranohet nga fqinjët dhe nga e gjithë Europa”, përfundoi ai./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!