Ambasadori gjerman: Opozita të luajë rolin e saj në parlament e bashkuar, ka mënyra të ligjshme për të kundërshtuar qeverinë

schedule12:52 - 11 Nëntor, 2023

schedule 12:52 - 11 Nëntor, 2023

Ambasadori gjerman, Karl Bergner thotë se shpreson që opozita do të jetë më e bashkuar dhe të luajë rolin e saj në parlament. Ambasadori gjerman e bëri këtë koment nga Korça, nga ku u pyet në lidhje me situatën e javëve të fundit në parlament dhe kaosin dhe tensionet e shkaktuara nga opozita.

Duke komentuar paralajmërimet e Sali Berishës për protesta të mëdha, ai theksoi se opozita duhet ta shfrytëzojë energjinë e saj për mënyrë të ligjshme për të kundërshtuar qeverinë dhe jo të veprojë siç ka bërë deri më tani, me incidente dhe dhunë gjatë seancave plenare.

Pyetje: Situata në parlamentin shqiptar, opozita është duke bërë “zhurmë” aty. Në gjykimin tuaj, situata është e rëndë?

Une do të shpresoja të shihja së shpejti një opozitë me të bashkuar që të luajë rolin e saj ndaj qeverisë aktuale në parlament. Mendoj që qeveria gjithashtu mund të ndihmojë duke respektuar të drejtën e opozitës më shumë se çfarë bën, nuk them se nuk është e pranueshme deri në këto momente por duhet të ketë një balance midis punës opozitare dhe asaj mazhoritare.

Pyetje: Sali Berisha ka paralajmëruar përsëri protesta të mëdha. I bën mirë Shqipërisë kjo?

Mendoj se në qoftë se gjithë energjia shkon në protesta nuk është një punë e mirë, sepse energjia duhet të shkojë në krijimi i alternativave drejt politikave qeveritare dhe të sigurojnë propozime konkrete. Shoh që ka energji drejt asaj çka po ndodh në parlament për të bërë incidente dhe kjo nuk është ide e mirë. Ka mënyra më të mira për të sfiduar, në qoftë se opozita nuk është e lumtur me qeverine, ka mënyra të ligjshme për të kundërshtuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!