Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori gjerman: Kosova të bëjë më shumë përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

schedule10:38 - 20 Nëntor, 2023

schedule 10:38 - 20 Nëntor, 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde bëri thirrje për më shumë përpjekje në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë. Sipas tij, është e rëndësishme “që të arrihet një momentum në bisedimet me Serbinë”.

Në një takim në Komisionin për Integrim Evropian, Rohde tha se sfiduese për Kosovën mbetet lufta ndaj korrupsionit, reforma e administratës publike dhe sundimi i ligjit.

“Gjermania i ka ofruar asistencë të madhe shtetit të Kosovës në arritjen e reformave…Kosova ka mbetur e përkushtuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, por duhet akoma përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, ka thënë ai.

Ambasadori gjerman u shpreh se është bërë progres i kufizuar në sesionet parlamentare, duke përmendur mungesën e bashkëpunimit mes partive për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Raporti për Kosovën duhet të shihet që të na kujtojë të gjithëve se cilat reforma duhet të bëhen që Kosova të avancojë në qëllimin e saj që të bëhet anëtare e BE-së. Reformat nuk duhet bërë vetëm nga Qeveria, por edhe nga Kuvendi”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!