Ambasadori britanik takim me Dumanin: Në prag të zgjedhjeve mirëpresim përpjekjen e SPAK për të mbështetur demokracinë

schedule10:45 - 4 Shkurt, 2025

schedule 10:45 - 4 Shkurt, 2025

Ambasadori i Britanise në Shqipëri, Nicholas Abbott, është takuar me Altin Dumanin, Kreun e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në këtë takim ka rikonfirmuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.
“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025.”, thekson ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!