Ambasadori britanik për zgjedhjet: Përgëzojmë Ramën e PS për zgjedhjet, të hetohen parregullsitë

schedule19:17 - 28 Prill, 2021

schedule 19:17 - 28 Prill, 2021

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Ambasadori përgëzon edhe shqiptarët për pjesëmarrjen e lartë pavarësisht kufizimeve që imponon pandemia.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Ambasadori përgëzon edhe shqiptarët për pjesëmarrjen e lartë pavarësisht kufizimeve që imponon pandemia.

Ashtu si homologët e tij, amerikania Kim dhe gjermani Zingraf, ambasadori britanik përgëzon edhe Partinë Demokratike për fushatën e fortë.

“Britania e Madhe e ka mbështetur dhe ka ndjekur përgatitjen dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne na vjen mirë që pamë zbatimin e kornizës zgjedhore dhe dëshmuam që qytetarët votuan në një numër të madh. Ne inkurajojmë institucionet shqiptare që të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara,” shton Duncan Norman.

Të njëjtin mesazh përgëzimi për kryeministrin Edi Rama dhe për kryedemokratin Lulzim Basha ka përcjellë edhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Diplomati italian shprehet për një mbështetje maksimale për Shqipërinë dhe institucionet e vendit “në një stinë të re ku përparësi është çelja e negociatave dhe anëtarësimi në BE.”

“Përgëzimet e mia Kryeministrit Edi Rama dhe PS për rezultatin zgjedhor. Komplimente Lulzim Bashws dhe kryetarëve të partive të tjera të opozitës që i dhanë jetë një fushate zgjedhore të ngjeshur e të vrullshme.

Për të gjitha forcat politike tashmë është momenti për të punuar së bashku në interes të të gjithë shtetasve shqiptarë, duke respektuar rezultatin zgjedhor.  Një opozitë e pjekur dhe e përgjegjshme është thelbësore në çdo demokraci. Mbështetje maksimale Shqipërisë dhe institucioneve të saj për një stinë të re ku ndër përparësitë e saj të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit në BE!”  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!