Ambasadori amerikan takohet me guvernatorin e BQK-së, kërkon sërish të shtyhet vendimi për dinarin serb

schedule11:21 - 29 Janar, 2024

schedule 11:21 - 29 Janar, 2024

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka kërkuar sërish që të shtyhet vendimi për mospërdorimin e dinarit serb në Kosovë. Diplomati ka mbajtur një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmeti Ismaili, të cilët kanë diskutuar për këtë çështje.

“Sot pata një takim produktiv me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët”, ka shkruar Hovenier.

Pak ditë më parë, BQK miratoi rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti. Sipas saj, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!