Ambasadori amerikan: SHBA prioritet zgjidhjen e mosmarrveshjeve Kosovë-Serbi

schedule14:41 - 25 Janar, 2020

schedule 14:41 - 25 Janar, 2020

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Anthony Godfrey këtë të shtunë është shprehur se shpreson që dialogu Prishtinë-Beograd të rinisë së shpejti.

Godfrey ka theksuar se është e turpshme që të humbet gjithë ajo kohë dhe tashmë shpreson që gjërat do të lëvizin më shpejtë.

Mdiat serbe raportojnë se ambasadori në reagimin e tij ka kujtuar se presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë të qartë që zgjidhja e problemit Kosovë – Serbi është prioritet.

Godfrey është shprehur se kjo është arsyeja pse Trump ka emëruar si Përfaqësues Special Richard Grenellin dhe gjithashtu ka emëruar Mattheë Palmer si Të Dërguar të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Shume energji e SHBA-ve po investohet në këtë çështje. Ne dëshirojmë të shohim njerëzit në rajon të kuptojnë që përmes interesave ekonomike ky problem mund të zgjidhet”, ka thënë Godfrey.

Këto qëndrime të ambasadorit amerikan vijnë një ditë pas vizitës së Richard Grenell në Beograd, prej ku edhe u bë publik lajmi për marrëveshjen e radhës që do të arrihet të hënën në Berlin për riaktivizimin e hekurudhës Kosovë-Serbi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!