Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori amerikan në Serbi: Takimi në Amerikë, shans për Prishtinën dhe Beogradin

schedule12:37 - 24 Qershor, 2020

schedule 12:37 - 24 Qershor, 2020

Ambasadori ShBA-ve në Serbi, Entoni Godfri këtë të mërkurë ka deklaruar se takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës me 27 qershor në Ëashington përbën shans për të dy palët.

Mediat serbe bëjnë me dije se ambasadori ka theksuar se në këtë takim është një shans të dy palët të hapin dyert e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. Godfri thekson se ka optimizëm kur bëhet fjalë për takimin e ardhshëm.

“Populli në këtë regjion nuk miron asgjë më pak” tha ambasadori amerikan Godfri.

Nga ana tjetër i dërguari special i presidenti amerikan për dialog Grenell më herët ka kumtuar se me 27 qershor në Uashington do të mbahet takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës.

Grenell me atë rast është shprehur se ka marr premtimin nga Beogradi dhe Prishtina që përkohësisht të ndalohen fushata kundër tërheqjes së njohjeve të Kosovës dhe aplikimit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!