Ambasadori amerikan në Prishtinë apel kosovarëve

schedule16:28 - 25 Prill, 2019

schedule 16:28 - 25 Prill, 2019

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë apel qytetarëve që të protestojnë ndaj zyrtarëve të pasuruar. Sipas tij qytetarët janë përgjegjës që nuk u kërkojnë llogari zyrtarëve publikë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Philipe Kosnet u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos dekurajohen nga gjendja në Kosovë. Ai ka kërkuar nga qytetarët që si shoqëri të përdorin mjetet demokratike për luftimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të sfidojnë klasën politike.

Philipe Kosnet ambasadori i SHBA, Kosovë: “Qytetarët luajnë rol në mbrojtjen e sundimit të ligjit. Pritni më shumë nga zyrtarët tuaj të zgjedhje. Vendosja e demokracisë ishte arritje e hatashme mos e merrni si të mirëqenë. Kërkoni që çdo politikan, polic, prokuror të mbajë përgjegjësitë e veta. Angazhohuni në proceset ligjore. Investoni në institucionet e drejtësisë. Së fundi pritni më shumë nga njëri tjetri, nga bashkëqytetarët tuaj”.

Gjatë një diskutimi në “Forumin FOL Hapur”, ai ka shfaqur dyshimet e tij se mund të manipulohet edhe në rastin e përfitimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ashtu siç ndodhi në rastin e veteranëve për të cilët thotë se numri është shtuar jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!