Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett takon Albin Kurtin në selinë e Vetëvendosjes

schedule15:50 - 8 Tetor, 2019

schedule 15:50 - 8 Tetor, 2019

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet është takuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, në selinë e kësaj partie. Sipas statusit të publikuar nga Vetëvendosje në profilin saj në Facebook, ambasadori Kosnett ka shprehur kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe uroi kryetarin Kurtin për një fushatë që adresoi shqetësimet e votuesve.

Ambasadori Kosnet ka treguar interesim të veçantë në përparimin kundër korrupsionit, për ekonominë, dhe dialogun me Serbinë drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Nga ana e tij, Kurti e siguroi z.Kosnett se do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës. Albin Kurti tha se dialogu do të fillojë me serbët e Kosovës, për zhvillim e integrim të serbëve që në javën e parë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!