Ambasadori amerikan në Beograd: E kam parë marrëveshjen Rusi-Serbi, Moska po e përdor

schedule15:13 - 27 Shtator, 2022

schedule 15:13 - 27 Shtator, 2022

Ambasadori i SBBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka pohuar se e ka parë Planin Konsultativ të nënshkruar nga Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç dhe ai i Rusisë, Sergej Lavrov.

Ai ka thënë se në atë dokument nuk ka asgjë të veçantë, por që Rusia e ka dashur atë për ta justifikuar luftën e saj në Ukrainë.

“E pashë planin, nuk ka ndonjë gjë në të. Pyetja është se pse Rusia e donte atë dhe qartë Rusia e donte planin për ta arsyetuar luftën në Ukrainë. Sjellja e Rusisë është dënuar nga secili në ShBA, në Indi, madje edhe Kina i ka kritikuar ata. Askush nuk i mbështet ata në këtë përpjekje”, ka thënë Hill për Fo Net.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!