Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të shohin Kinën që të shtyjë Rusinë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë.
“Ajo që ne duhet të shohim nga Kina është të shtyjmë Rusinë të tërheqë trupat e saj dhe në mënyrë që Ukraina të mund të rikthejë të gjithë territorin e saj dhe të mund të jetë përsëri plotësisht sovrane,” tha Burns, shkruan CNN.
“Do të ishte e dobishme nëse Kina do ta shtynte Rusinë që të hiqte dorë nga bombardimet e shkollave të Ukrainës, spitaleve dhe ndërtesave. Ne kemi parë një humbje të jashtëzakonshme jetësh vetëm në muajt e fundit. Kështu që unë mendoj se kjo është ajo që ne do të donim dhe jam i sigurt se kjo është ajo që do të donin vendet evropiane, kjo është ajo që Ukraina kërkon nga Kina”, theksoi ai.
Burns u shpreh se biseda midis presidentit kinez, Xi Jinping dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte “një hap i parë i mirë”, por është e paqartë nëse do të pasojë ndonjë veprim.
“Ne do të dëshironim të shihnim Kinën të ishte shumë më e ashpër në këshillat e saj për rusët. Ne do të donim të shihnim veprime për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Burns./abcnews.al