Ambasada shqiptare në Ankara: Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar! MEPJ-ja: Gati të ndihmojmë Turqinë

schedule09:26 - 6 Shkurt, 2023

schedule 09:26 - 6 Shkurt, 2023

SHQIPËRI-Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit shkatërrues. Ajo theksoi se lutjet e shqiptarëve janë për popullin turk e sirian dhe se vendi ynë do t’i qëndrojë në krah autoriteteve turke në këtë situatë të vështirë.

“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë orë të vështirë, ne jemi gati të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan ajo.

Ambasada shqiptare në Turqi thotë se deri tani nuk ka inflamacione për shqiptarë të prekur nga tërmeti.

“Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën”, thuhet nga ministria.

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë:

-Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985

-Konsullata e Republikës së Shqipërisë Stamboll: +90 539 6566219//abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!