Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasada: Nuk preken vizat turistike! Minxhozi: Vendim global, s’ka të bëjë me ne si shqiptarë apo me ne si shtet

schedule18:54 - 15 Janar, 2026

schedule 18:54 - 15 Janar, 2026

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë sqaroi vendimin e Departamentit të Shtetit, duke thënë se ai prek vetëm shtetasit që aplikojnë për vizë të përhershme emigrimi, dhe jo ata që shkojnë si vizitorë për qëllime turistike, biznesi apo private.

Sqarimi i jep fund zhurmës 24-orëshe, kryesisht të opozitës dhe disa portaleve që flisnin për pezullim të të gjitha vizave dhe si dënim të qeverisë.

Më herët reagoi edhe Ministrja e Jashtme Spiropali, e cila tha se SHBA dhe Shqipëria vazhdojnë të mbeten aleate të palëkundura të njëra-tjetrës.



Kjo çështje u komentua edhe nga analisti i njohur Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, në ABC News.

Ai theksoi se ky vendim i SHBA nuk ka të bëjë me çështje bilaterale, por është një masë me efekt global pasi vetë SHBA synon të reduktojë shpenzimet që i ka shkaktuar pjesa e azilkërkuesve.

“Nuk besoj se ka ndodhë prapavijë ky vendim. Është vendim që ka  prekur 40 % të vendeve që sot janë anëtare të OKB, dhe mendoj se nuk ta të bëjë me Shqipërinë si e tillë.

Ka të bëjë me një koncept që Amerika e sotme ka me ata që kërkojnë azil. Nuk ka të bëjë as me ne si shqiptarë, por as me ne si shtet.

Amerika kërkon të vërë rregulla mbi disa procese, të cilat kanë pasoja ekonomike për shtetit amerikan dhe vetë SHBA po mundohet t’i kufizojë këto shpenzime. Është vendim global, por jo dypalësh”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!