Ambasada franceze notë proteste MPJ-së, Basha: E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE-në

schedule17:08 - 16 Janar, 2021

schedule 17:08 - 16 Janar, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me letrën e dërguar sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga ana e ambasadës francëze për çështjen e vaksinave të koronavirusit.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se është e turpshme që kryeministri Edi Rama sulmon veten e BE “për dështimet e tij.”

Sipas kryedemokratit, nuk është faji i BE që “Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.” Më tej ai shton se vendi i është përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në ditë të vështira.

POSTIMI

“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.”

Kujtojmë se Ambasada Franceze në Shqipëri ka reaguar sot në lidhje me akuzat  e kryeministrit Rama ndaj Bashkimit Evropian në lidhje me çështjen e vaksinave.

Përmes një letre dërguar Ministrisë sonë të Jashtme, ambasada i është përgjigjur kryeministrit Rama për pyetjen pse Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do t’i përdorë, në vend se ato t’i ndajë me vendet e tjera.

Ambasada në reagimin e saj thotë se ky informacion nuk është i vërtetë. Teksa i quan të papërshtatshme sulmet ndaj një vendi “mik dhe aleat”.  Ndër të tjera ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro. s.b/abcnews.al/