Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim zhvilloi paraditen e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ndërkaq, selia diplomatike amerikane ka zbardhur takimin që zgjati 45 minuta në Kryeministri.
“Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta”, shkruhet në njoftim./abcnews.al