Ambasada e SHBA-së: Shqiptarët do të kenë shumë shpejt sistemin e ndershëm

schedule15:48 - 29 Mars, 2019

schedule 15:48 - 29 Mars, 2019

Reforma në Drejtësi nuk do të ndalet dhe  Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm që kërkon prej vitesh. Kështu është shprehur zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dan Koski, në Konferencën mbi Planifikimin Urban.

Edhe pse është aktivitet për planifikimin urban dhe zhvillimin ekonomik, mesazhet për të çuar përpara reformën në drejtësi nuk mungojnë. Është Zv/Shefi i Misionit në Detyrë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dan Koski që i kërkon shqiptarëve të mos dyshojnë për këtë.

“Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë.”

Shqipëria ka bërë një përparim domethënës, por rruga për të ndërtuar ëndrrën shqiptare është ende e gjatë sipas zëvendësambasadorit amerikan në Tiranë.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për ta ndërtuar këtë ëndërr. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të zbuluar rrjetin e korrupsionit dhe për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund të angazhohen në sipërmarrje duke krijuar mundësi ekonomike për veten dhe të tjerët”.

Mesazhet politike nuk munguan asa nga numri dy i qeverisë. Erjon Braçe u kërkoi kryebashkiakëve të të gjithë vendit që të vazhdojnë punën normalisht e t’i trajtojnë zgjedhjet e Qershorit ashtu siç Kushtetuta e ka vendosur.

“Janë zgjedhje vendore nuk ajnë zgjedhje politike që duhet të jenë në shërbim të alternativës më të mirë që u ofrohet qytetarëve or zgjedhjet”, tha Braçe.

Në konferencën për planifikimin e territorit zëvendëskryeministri i shtriu dorën e bashkëpunimit kryebashkiakut të Kamzës me qëllim që të përfundojë planin e përgjithshëm vendor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!