Ambasada e SHBA-së në Ukrainë paralajmëron qytetarët e saj: Ka rrezik për sulme me dronë dhe raketa ruse

schedule11:27 - 22 Gusht, 2024

schedule 11:27 - 22 Gusht, 2024

Ambasada e SHBA-së në Kiev ka paralajmëruar qytetarët e saj për një rrezik në rritje të sulmeve ajrore ruse në mbarë Ukrainën në ditët në vijim.

“Ambasada e SHBA-së në Kiev vlerëson se gjatë disa ditëve të ardhshme dhe gjatë fundjavës ka një rrezik në rritje të sulmeve me dronë dhe raketa ruse gjatë natës dhe ditës në të gjithë Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të misionit diplomatik amerikan të publikuar të mërkurën.

Vlerësimi i ambasadës është bërë në lidhje me Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Në deklaratë u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të monitorojnë mediat lokale për çdo përditësim si dhe të identifikojnë vendet ku mund të strehohen përpara çdo alarmi ajror.

Gjithashtu udhëzohen qytetarët amerikanë që të strehohen menjëherë nëse shpallet alarm ajror dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga zyrtarët ukrainas në rast emergjence.

Dita e Pavarësisë së Ukrainës festohet çdo vit më 24 gusht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!