Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri me dije se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës do të dëmtoheshin nëse Kuvendi shfuqizon ligjin për Gjykatën Speciale. “Gjatë kësaj jave udhëheqësit e Kosovës kanë bërë deklarata të përsëritura publike duke thënë se një iniciativë lidhur me Gjykatën Speciale, e ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Ata e kanë gabim. Çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të ambasadës. Gjithashtu selia diplomatike nënvizon se nuk mund të sakrifikohet e ardhmja e vendit për interesa personale./abcnews.al
Gazetar i ABC News: Xhevahir Qardaku