Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

schedule18:03 - 10 Tetor, 2022

schedule 18:03 - 10 Tetor, 2022

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev, pas sulmeve masive raketore të sotme u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga territori i Ukrainës, kur të jetë e sigurt për ta bërë këtë.

Sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm për popullsinë dhe infrastrukturën politike, thotë ambasada amerikane

Njoftimi i plotë:

Rusia ka nisur sulme kundër infrastrukturës politike të Ukrainës, si dhe objekteve qeveritare në Kiev dhe gjetkë. Sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për civilët dhe infrastrukturën politike. Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të kërkojnë strehim në vend dhe të largohen nga Ukraina tani duke përdorur opsionet private të transportit tokësor kur është e sigurt për ta bërë këtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!