Ka njoftime për të shtëna me armë në aeroportin e Kabulit, sipas një alarmi të sigurisë të sapo publikuar nga Ambasada Amerikane.
Zyrtarët kanë udhëzuar qytetarët amerikanë në zonë që të strehohen, pasi “situata e sigurisë në Kabul po ndryshon shpejt”.
Çdo amerikan që ende kërkon ndihmë për t’u larguar nga Kabuli u është thënë të regjistrohen në internet, pasi përfunduan operacionet në ambasadë.
Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se SHBA po zhvendos kompleksin e saj të ambasadës në aeroportin e Kabulit.
Ndërkohë, një OJQ e cila drejton një spital në Kabul pretendon se më shumë se 40 njerëz kanë mbërritur në spitalin e tyre të plagosur, shumica vijnë nga zona e Qarabagh, ku ka pasur luftime.
Kujtojmë se Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani është larguar nga vendi, pasi taledbanët morën nën kontroll, kryeqytetin Kabulin.
Talebanët kanë kërkuar që të marrin pushtetin duke premtuar tranzicion të qetë, pa dhunë. Mirëpo, raportimet flasin për një përkeqësim të situatës. g.v/abcnews.al