Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë shumë më të madhe

schedule10:20 - 22 Qershor, 2025

schedule 10:20 - 22 Qershor, 2025

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një pjesë nga fjala e Presidentit Donald Trump, pas vendimit për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se “çdo hakmarrje nga Irani ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se ajo që u pa sonte”

“Çdo hakmarrje nga Irani ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se ajo që u pa sonte. Faleminderit!” – Donald J. Trump, President i Shteteve të Bashkuara” , shkruan ambasada amerikane.

Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Presidenti i SHBA njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

“Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite të tëra, teksa ata ndërtuan këtë ndërmarrje jashtëzakonisht shkatërruese”, tha Trump gjatë një fjalimi drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!