Ambasada amerikane në Moskë thirrje urgjente: Largohuni nga Rusia!

schedule15:35 - 28 Shtator, 2022

schedule 15:35 - 28 Shtator, 2022

Ambasada amerikane në Moskë ka bërë një paralajmërim urgjent. Selia diplomatike amerikane u ka bërë thirrje amerikanëve që mbeten në Rusi që të nxitojnë të largohen nën kërcënimin e rekrutimit, pas fjalimit të Vladimir Putin.

“Rusia mund të rekrutojë amerikanë me shtetësi të dyfishtë dhe të mos i lejojë ata të kenë akses në autoritetet konsullore apo edhe të largohen”, tha ambasada në një deklaratë.

Ambasada paralajmëroi gjithashtu se ikja nga Rusia është bërë “jashtëzakonisht e vështirë”, pasi fluturimet janë të kufizuara dhe trupat e Putinit po mbyllin kufijtë.

“Ata që qëndrojnë në Rusi ose kanë udhëtuar në vend, duhet të largohen menjëherë nëse mendohet se mundësitë e lëvizjes prej andej kanë qenë të kufizuara”, vazhdoi deklarata.

Javën e kaluar, përmes fjalimit të tij, Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm që përfshin 300,000 burra.

Në të njëjtën kohë, rusët janë përpjekur të ikin nga vendi i tyre me bileta për në Dubai, pasi ikja nëpër Evropë nuk është një çështje e thjeshtë.

Kufiri me Gjeorgjinë dhe Mongolinë është plot me mijëra rusë që presin të kalojnë kufirin për t’i shpëtuar luftës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!