Amazon refuzon të shesë libra që e cilësojnë LGBT si sëmundje mendore

schedule09:38 - 13 Mars, 2021

schedule 09:38 - 13 Mars, 2021

Amazon ka njoftuar se nuk do të shesë libra që i cilësojnë identitetet gjinore ose seksuale si sëmundje mendore.

“Ne rezervojmë të drejtën për të mos shitur përmbajtje të caktuar”, tha kompania në një letër drejtuar Kongresit Amerikan. Gjiganti i shitjes me pakicë po u përgjigjet senatorëve republikanë të cilët po pyesin pse ishte hequr nga platforma e tyre, një libër nga një autor konservator.

Amazon tha se kishte njoftuar shpërndarësin e librit paraprakisht se po hiqte botimin “për shkelje të udhëzimeve tona të përmbajtjes”.

Muajin e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi legjislacionin që ndalon diskriminimin e LGBT. Akti historik i barazisë, do të kalojë në Senat. Megjithatë, deri më tani, asnjë republikan i Senatit, të cilët mbajnë 50 nga 100 vendet, nuk kanë thënë se do të votojnë për projekt-ligjin./e.b-abcnews.al