Alvin Berisha shpëtoi muaj më parë nga kampet e Sirisë, Rama tregon çfarë po bëhet me të tjerët

schedule17:11 - 12 Maj, 2020

schedule 17:11 - 12 Maj, 2020

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ditën e sotme, Kryeministri Rama foli edhe për situatën e shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë, prej nga ku pak muaj më parë u bë i mundur edhe shpëtimi i vogëlushit Alvin Berisha.

Mediat kanë përcjellë se në këto kampe nuk ishte vetëm Alvin por gjendeshin edhe shqiptarë të tjerë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë.

Sipas Kryeministrit ende po punohet për riatdhesimin e shqiptarëve që gjenden në këto kampe por se nuk mund të bëhet publik asnjë detaj lidhur me këtë për shkak të kompleksitetit që kanë këto çështje, por që gjithsesi sipas kryeministrit rezultatet do të shihen së shpejti.

“Kemi bërë atë që kemi bërë edhe më parë, do vazhdojmë ta bëj, situata është komplekse, shpresojmë të kemi rezultate. Nuk mund të them asgjë më shumë sepse këto janë operacione shumë komplekse dhe sensitive, jam i vetëdijshëm për situatën. Ne kemi të gjithë regjistrat për shqiptarët që gjenden në ato situata, ne po punojmë dhe shpresoj se do të kemi rezultate shumë shpejt“, tha Kryeministri.

Në përfundim kryeministri Rama dha këshillat e tij si gjithmonë ndaj gazetarëve, për të ruajtur distancën dhe për higjienë personale në kuadër të mbrojtjes nga koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!