Aludohej se ishte pozitiv me Covid-19, Renan Lodi rikthehet në stërvitje

schedule14:58 - 15 Maj, 2020

schedule 14:58 - 15 Maj, 2020

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Renan Lodi, është rikthyer në stërvitje ditën e sotme, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Mediat spanjolle aluduan se lojtari ishte pozitiv me Covid-19, për shkak se ai nuk ishte prezent në seancat e para.

Klubi madrilen nuk bëri asnjë deklaratë zyrtare, por postoi një foto të mbrojtësit në “Twitter” me mbishkrimin: “Renan Lodi ju përshëndet nga shtëpia. Shihemi së shpejti në fushë”.

Megjithatë, fatmirësisht braziliani ka dalë negativ në dy testet e fundit dhe tashmë nuk ka asnjë arsye se pse ai mos t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit. Atletico ka rifilluar përgatitjet për ndeshjet e mbetura, ku La Liga ka konfirmuar se sezoni do të ristartojë në 12 qershor. /abcnews.al